Aktualitet

Rikthehen reshjet/IGJEUM parashikon përmbytje, në këto qarqe parashikon vërshime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 05/12/21 |
Opi Nion

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar rikthim të reshjeve përgjatë fundit të ditës së sotme dhe në fillim të javës që po vjen. Pritet që reshjet do të jenë të përqendruara Veriperëndim dhe Jug të territorit shqiptar.

Mësohet se në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërsa në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.

IGJEUM parashikon se në zonat urbane, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 05 Dhjetor) dhe fillimin e javës tjetër priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri-perendim dhe në jug të territorit. Në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve”-informon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit./Opinion.al

Pas