Nga data 12 deri në 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, që përfshin 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njofton se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.
“Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti”-thuhet në njoftim/Opinion.al