Udhëtimi drejt Tiranës nuk ka qenë i qetë për skuadrën kombëtare çeke. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, fluturimi për në Shqipëri ka hasur peripeci, me një problem në një nga dy motorët e avionit. Rreth 1 orë zgjati pritja e skuadrës për të vijuar më pas normalisht rrugën drejt vendit tonë. Mediat çeke janë të bindura për një rezultat pozitiv ndaj kuqezinjve.
Fitorja në raundin e shkuar i jep garanci, teksa përmendin faktin që do luajnë në një stadium me kapacitet prej 22 mijë tifozësh. Gjithsesi, humbja 3-0 në kualifikueset e Euro2024 nuk harrohet lehtë në kampin çek.
E në të tilla kushte, sfida e kësaj të shtune në “Air Albania” premton spektakël. Situata në grupin B1 të Ligës së Kombeve e bën akoma dhe më interesante këtë 90 minutësh që do të vij falas dhe ekskluzivisht në ekranin e TV Kombëtar Klan.
Skuadra e Ivan Hasek kanë një pikë epërsi ndaj Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kombëtarja çeke do të luajë ndeshjen e fundit të vitit ndaj gjeorgjianëve të martën.
Klan News