-Kulturë

Dedë ku je? Fjalët e mikut të tij për aktorin Ljarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 20/04/20 |
Opi Nion

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, ka dedikuar një status në rrjetet sociale për humbjen e kolegut dhe mikut të tij Rikard Ljarja. “Mik na helmove na shkretove fisnikerinë”. Kështu shkruan Shanaj  në publikimin e tij, që po e sjellim të plotë më poshtë.

Postimi i plotë

Ej sot iku Rikard Ljarja ! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te , liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine.

Faleminderit dashurise tende , ne tashme dime te vdesin te ndershem. Dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje minutë heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte !

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Raportohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk ka arritur ta fitojë betejën për jetën./Opinion.al

 

Pas