Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka mbetur i kënaqur nga mënyra sesi kyreministri Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, menaxhoi debatin me përfaqësuesin e delegacionit rus.
Në një postim në platformën X, Zelensky falenderon homologun shqiptar që po e drejton Presidencën e Këshillit të Sigurimit, siç u shpreh ai, në mënyrë parimore.
Sot, Rama sipas Zelensky-t, i tregoi botës sesi duhet trajtuar Rusia.
“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës sesi duhet të sillet me Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që po e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, – Zelensky.