Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e PD për miratimin me procedurë të përshpjetuar të ligjit për Byronë Kombëtare. Seanca plenare u nis pikërisht me këtë çështje. Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka ka kërkuar arsyet e refuzimit nga qeveria. “Pse nuk e sillni ligjin në parlament? Për Byronë e hetimit ka konsensus dhe ka mbështetje nga ndërkombëtarët, pse pengohet? Byroja është për të luftuar korrupsionin pse po vonohet?Pse trembet qeveria”, tha Paloka.