Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat mes Nikollës dhe Bardhit: Ndërprit seancën plenare, sill Edi Ramën në Kuvend(Video)

2023/07/20 at 11:00 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debat mes Nikollës dhe Bardhit: Ndërprit seancën plenare, sill Edi Ramën në Kuvend(Video)

Seanca e sotme plenare ka nisur me debat mes kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi.

Deputeti i PD ka kërkuar me ngulm që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën e fundit plenare. Ai i kërkoi Nikollës që të ndërpresë seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama në Kuvend për të zhvilluar interpelancën.

Ky debat u zhvillua edhe pse Konferenca e Kryetarëve nuk e miratoi kërkesën e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

Pjesë e debatit:

Gazment Bardhi: E para, na nxirr gardën nga salla e seancës plenare. Se nuk shoqëron garda deputetët e opozitës.

Lindita Nikolla: Garda të dalë jashtë.

Gazment Bardhi: Kalove 4 çështje për të cilat kërkuam për procedurë fjalën. Hodhe në votim për të shtuar edhe 4 pika të tjera pa korum. Nuk ke korum për t’i miratuar. Janë 135 deputetë, kanë votuar 69 deputetë the.

Lindita Nikolla: 80 veta ishin prezent dhe 69 votuan pro. Në momentin e votimit ishin 80.

Gazment Bardhi: E kuptoni se sa qesharakë jeni. Ne jemi këtu numërojmë njëri-tjetrin. Kur ju falsifikoni rezultatin e votimit, imagjinoni lekëve të buxhetit të shtetit çfarë ju bëni ju. Ju gënjeni për çdo gjë dhe mendoni se do të bëni seancë normale. Votove procesverbalin e seancës së shkuar. Kur kërkuam prezencën e kryemafiozit tuaj, na thatë që të bëjmë interpelancë dhe mocion me debat. Ke 2 kërkesa të opozitës, një që është interpelancë urgjente dhe një mocion me debat për atë që konsiderohet vjedhja e shekullit. E kuptoj që doni ta kaloni këtë vjedhje në heshtje, por ju nuk mund ta kaloni aferën e inceneratorëve pa debat dhe pa dhënë llogari Edi Rama. Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të ftoni kryeministrin dhe jepni guxim dhe të vijë në seancë dhe t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë dhe mocionit me debat. Po bëhen gati 2 ministra të tjerë që t’i bëjnë shoqëri këtyre 2 të tjerëve në burg. Ka disa kohë që ju kërcënon se nëse ngrihet ndonjë zë në grupin tuaj, do të ju çojë në zgjedhje të parakohshme. Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e parlamentit. Rama të marrë guximin të dalë nga aty ku është fshehur. Ndërprisni seancën dhe ftoni kryeministrin.

Ju sugjerojmë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
Politikë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

16 Janar, 2026 12:40 pm
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë
Politikë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

16 Janar, 2026 12:27 pm
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

16 Janar, 2026 12:25 pm
Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE
Kryesore

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

16 Janar, 2026 12:13 pm
Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

16 Janar, 2026 12:09 pm
“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit
Kryesore

“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit

16 Janar, 2026 11:57 am
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Para
“Nuk i pyet fare”, Meta: Solidarizohem me studentët, qeveria po tregon arrogancë

“Nuk i pyet fare”, Meta: Solidarizohem me studentët, qeveria po tregon arrogancë

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Berisha: Akt i turpshëm dhe shkelmim i ligjeve

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Berisha: Akt i turpshëm dhe shkelmim i ligjeve

Deputeti i PD-së shkon me shalqi në parlament: Kjo ka ngel për të gjithë fermerët

Deputeti i PD-së shkon me shalqi në parlament: Kjo ka ngel për të gjithë fermerët

TE FUNDIT

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit, duke theksuar nevojën për modernizim institucional, transformim teknologjik dhe ndërtimin...

Lexo më shumë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë
16 Janar, 2026

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt...

Lexo më shumë

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Shqipëria nuk i përmbush standardet e BE, lidhur me sigurinë ushqimore, për shkak të...

Lexo më shumë

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com