Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria e prishur me parukieren, ja dyshimi për tritolin në Kombinat

2016/04/17 at 8:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dashuria e prishur me parukieren, ja dyshimi për tritolin në Kombinat

Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në makinën e një emigranti të sapokthyer nga Italia me qëndrim aktual në Kombinat.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhin e banesës së shtetasit me iniciale G.Sh., 37 vjeç, banues në Itali.

Në sallën operative të policisë është njoftuar se rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhin e banesës së emigrantit është dëgjuar një zhurmë e fuqishme e shpërthimit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë së Komisariatit nr.6, ekspertët xhenierë dhe grupi hetimor, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se poshtë makinës ishte vendosur lëndë plasëse.

HETIMI NË VENDIN E NGJARJES

Grupi i hetimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shpërthimin. Gjatë kqyrjes në vendin ku ndodhi shpërthimi, policia tha se në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjerit, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë së automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.

Mendohet se vendosja e lëndës plasëse poshtë makinës është bërë pasi porta e garazhit është lënë e hapur nga ana e pronarit

“Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarjeje të jetë një konflikt i vjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale”, theksoi Policia në deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, Policia ka marrë në pyetje pronarin e automjetit. Ai ka mohuar të ketë konflikte apo mosmarrëveshje me njeri, ndërkohë që Policia, pas kësaj dëshmie, ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka ngritur dyshime në dy pista në lidhje me shkakun e ngjarjes.

Sipas Policisë, bazuar në pistën e parë, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një lidhje e prishur dashurie mes emigrantit dhe një vajze banuese në zonë.

Ajo mësohet se ka një parukeri në zonën ku ndodhi ngjarja. Pas këtyre të dhënave, Policia ka shoqëruar parukieren në fjalë, e cila është

marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Pasi është pyetur si person që të ketë kryer ngjarjen nëpërmjet

personave të tjerë në shenjë hakmarrjeje, e dyshuara mësohet se e ka mohuar.

Pas marrjes në pyetje në polici, e dyshuara është lënë e lirë. Nga ana tjetër, Policia mësohet se ka vijuar me hetimet e saj në lidhje me

konflikte të tjera të mundshme të pronarit të automjetit. Nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse të vendosur në automjet, Policia ka ngritur

dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një paralajmërim apo një nxjerrje inati./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
Aktualitet

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

19 Korrik, 2025 11:42 am
Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
Bota

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

19 Korrik, 2025 11:32 am
Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…
Bota

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

19 Korrik, 2025 11:18 am
VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
Aktualitet

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

19 Korrik, 2025 10:56 am
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik, 2025 10:41 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

19 Korrik, 2025 10:36 am
Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..
Aktualitet

Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..

19 Korrik, 2025 10:28 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Rreth 20 mijë metra katrorë ‘të çliruar’ vetëm në Tiranë

19 Korrik, 2025 10:10 am
FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Aktualitet

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

19 Korrik, 2025 9:52 am
Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
Aktualitet

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

19 Korrik, 2025 9:24 am
Para
Histori njerëzore/ Kapiteni i Leicester: Tani do isha kalbur në burg si shokët e mi nëse ….

Histori njerëzore/ Kapiteni i Leicester: Tani do isha kalbur në burg si shokët e mi nëse ....

Veseli i Big Brother, shkon për certifikatë lindje, “ndërron jetë” në gjendjen civile

Veseli i Big Brother, shkon për certifikatë lindje, "ndërron jetë" në gjendjen civile

Video/ Villareal mëson në avion shortin. Ja reagimi kur dëgjojnë Liverpulin…

Video/ Villareal mëson në avion shortin. Ja reagimi kur dëgjojnë Liverpulin...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
19 Korrik, 2025

Shqipëria është një nga destinacionet “parajse” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimet me...

Lexo më shumë

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
19 Korrik, 2025

Miratohet në Slloveni ligji që lejon vdekjen e asistuar. Parlamenti slloven e miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër...

Lexo më shumë

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…
19 Korrik, 2025

E njohur si “Mbretëresha e Bletëve”, një e moshuar nga Londra është dënuar me 20 vite burg pasi drejtoi një...

Lexo më shumë

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
19 Korrik, 2025

Lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com