Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë u kërkoi shtetasve amerikan të kenë kujdes si pasojë e rrezikut që ekziston në Turqi nga grupet terroriste.
Ai bënte me dije që të shmangin sa më shumë udhëtimet sidomos në Juglindje të Turqisë.
Nga një fotografi, e postuar nga Ambasada Amerikane në Turqi, bëhet me dije se shtetasit e huaj, si dhe çdo shtetas tjetër amerikan, janë të rrezikuar nga terroristët, mbi të gjitha janë objekt i akteve të tyre.
Ndërsa, theksohet deklarata e bërë me dije nga Departamenti Amerikan i Shtetit me datë 3 mars të 2016-ës, ku shpjegohet se qytetarët duhet të kenë kujdes në aeroporte, në stadiumet sportive si dhe vendet publike në Europë dhe SHBA, janë objekt i sulmeve nga terroristët.