Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka shpallur moszgjedhshmërinë e Dallëndyshe Bicit si deputete në Kuvendit e Shqipërisë, pasi kjo e fundit refuzoi të merrte mandatin pas vakancës së krijuar s rrjedhojë e mosparaqitjes së Arben Ahmetajt për gjashtë muaj në Kuvend.
Celibashi u shpreh në mbledhjen e sotme se do të njoftohet kandidati i radhës, Plarent Ndreca, dhe nëse merr një përgjigje brenda ditës së sotme, mbledhja e radhës në KQZ do të zhvillohet të hënën.
“Vendosim për të shpallur moszgjedhshmërinë të deputetit të Kuvendit të Republikës Shqipërisë, Dallëndyshe Bici, do të bëj njoftimin po sot për kandidatin e radhës, për zotin Ndreca dhe nëse marrin përgjigje brenda ditës së sotme ose brenda kësaj jave, ditën e hënë do të lëmë mbledhjen e radhës”, tha Celibashi.
Kujtojmë se Bici, me anë të një shkrese refuzoi mandatin duke mbajtur postin aktual të drejtoreshës së Kadastrës.