Ish- shefi i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj e cilëson si tendencioze shpalljen e tij në kërkim nga policia e shtetit për vrasjen e Gazmend Çollakut.
Ai ka shtuar për “News 24” se shkak i përjashtimit të tij nga policia janë ish-kolegët e tij.
“Akuza ndaj meje është e fabrikuar nga disa oficerë në polici. Më përjashtuan ata që sot drejtojnë policinë”, ka thënë Dalipaj./a.h