Petagogu Lorenc Ekonomi është zgjedhur këtë të premte Rektor i Universitetit të Korçës.
Lorenc Ekonomi garoi përballë Robert Damos dhe Irena Nikajt.
Ai është zgjedhur rektor me 48% të totalit të votave, ku 75 vota i mori nga stafi akademik dhe 166 vota nga studentët.
Ndërkohë zgjedhje u bënë edhe për dekanët e fakulteteve.
Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë fituese u shpall për një mandat të dytë Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, fitues rezultoi Rafail Prodani.
Besnik Skënderasi u konfirmua dekan i Fakultetit Bujqësor dhe për një mandat të dytë Ledina Alolli si dekane e fakultetit të Ekonomisë