Aktualitet

Dalin pamjet, si po stërviten 726 aplikantë për policinë në repartin e RENEA-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 23/12/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton se po vijon faza e dytë e konkurrimit që i takon testimi fizik, për efektivë për Patrullë të Përgjithshme.

Autoritetet bëjnë me dije se 726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit u bënë pjesë e fazës së dytë të konkurrimit.

Prej 3 ditësh testimi fizik po zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.

Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e stërvitjes së aplikantëve.

Pas