Grupit me deputetë e zyrtarë të lartë socialistë që vizituan sot Kishën Ortodokse të Durrësit i printe Vangjush Dako.
Ish-kryebashkiaku, edhe pse është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në Durrës, mesa duket vijon të ketë autoritetin e mëparshëm.
Mes grupit që vizituan kishën me rastin e Krishtlindjeve ishte dhe kryetari i këshillit të Qarkut të Durrësit dhe prefekti ndërsa ra në sy mungesa e Zhyljen Varfajt, i cili është zgjedhur kryebashkiak i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos.
Ish-kryebashkiaku Dako u pa në krah të kryeministrit Edi Rama, edhe gjatë ditëve pas tërmetit. Në një nga rastet ai dëgjohej ti kërkonte kryeministrit të “rregullonin disa letra” ndërsa në raste të tjera ai u pa në ambientet e godinës së Bashkisë. /Opinion.al