Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrë ditën e enjte ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me “dosjen 339”, në të cilën po hetohet dhe shit-blerja e votave në vitin 2017.
Ndërkohë, ka ardhur reagimi i selisë blu, kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi shprehet se shkuarja e Dakos në Prokurori është një skenar i Ramës për t’iu hedhur hi sy të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Reagimi i kryetarit të FRPD Belind Këlliçi:
Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.
Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane./ Opinion.al E.Xh.