Fanella zyrtare e Shqipërisë për Euro 2016 është një nga më të shtrenjtat e kompeticionit. Këtë e bën të ditur tabloidi “Daily Mirror” që publikon listën e Kombëtareve që kanë vendosur të prezantohen me imazh të ri në Francë.
Sipas tabloidit, vetëm 14 nga 24 Federata kanë vendosur që produktin e tyre ta shesin nëpërmjet rrjetit të tyre të dyqaneve por ajo që bën më shumë përshtypje në këtë shkrim është renditja e fanellave më të shtrenjta ku ajo me ngjyrat kuqezi mban vendin e pestë.
Klasifikimi i i ndërtuar në bazë të të çmimeve të konvertuara në pound, kryesohet nga Suedia me 72.30, e ndjekur nga Austria, Belgjika e Gjermania nga 67.2 pound dhe më pas Shqipëria me vlerën e fanellës 61.2. Ajo që bie në sy është fakti se fanella kuqezi lë pas në këtë klasifikim Kombëtare si Anglia, Spanja apo Italia, raporton supersport.al
Në fund të Janarit, Federata Shqiptare e Futbollit e publikoi kontratën me kompaninë “Macron” që ndryshoi rrënjësisht konceptin e dizenjos së fanellës që do të përdoret vetëm gjatë Euro 2015.