Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çunmulaj rrëfen vështirësitë: S’kam pasur bukë të ha, flija me barkun që më dhimbte

2023/06/17 at 10:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çunmulaj rrëfen vështirësitë: S’kam pasur bukë të ha, flija me barkun që më dhimbte

E ftuar në podcasting e kryeministrit Edi Rama, modelja Emina Çunmulaj ka rrëfyer periudhën e vështirë kur u largua nga familja për të ndjekur karrierën e saj si modele.

Modelja rrëfeu se në moshën 15-vjeçare jetonte e vetme në Itali dhe se nuk kishte bukë të hante.

Ajo ka dhënë një mesazh  për të rinjtë që të mos dorëzohen, por vetëm me shumë përkushtim dhe duke luftuar mund t’i arrijnë ëndrrat e tyre.

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj që jemi në një tjetër pozitë sot komplet. Nuk ka më për shembull sot në Itali paragjykime për shqiptarët, përkundrazi sot ka respekt sepse janë imponuar.  Po edhe në Greqi mund të ketë raste por ka respekt se janë imponuar. Madje nuk i sheh më njeri si një popull tjetër, por i shohin si pjesë e vetes. Po edhe në Gjermani përkundrazi, kështu që në këtë aspekt është bërë një kapërcim i madh. Nga ana tjetër, Shqipëria vetë, duke ndryshuar në mënyrë drastike siç e the po bëhet destinacion turistik i hatashëm dhe këtë vit, imagjino kur ne kemi filluar politikën me dashuri nga ana jonë, aeroporti i Rinasit kishte 300 mijë pasagjerë. Sivjet ne parashikojmë 6.5 milionë, ata të aeroportit thonë 7 milionë. Dhe praktikisht Tirana sot është e mbushur me turistë të huaj nga të gjitha anët, restorantet, kafet edhe jugu kështu që është një situatë tjetër. Megjithatë jam shumë dakord që ka shumë e shumë për të bërë, por mendoj që ti je njeriu i duhur sepse je edhe nga brenda gjithë suksesit në botën e modës, në botën e së bukurës, në rritje sociale edhe nga jashtë për shkak të personit që je dhe të njeriut që nuk i mjafton jeta me të sipërfaqshmen, po e quajmë por jeton shumë me brendinë. Çfarë do t’i thoshe vajzave të bukura, të vogla që sot natyrshëm janë të dhëna, janë të tërhequra shumë nga bota e rrjeteve sociale, nga bota e shfaqjes së bukurisë etj.

Emina Çunmulaj: Është një gjë e vështirë ta them, ta them në dy-tri fjali se unë i shoh vajzat e mia edhe mendoj se si do të jetë e ardhmja nga ndikimi i rrjeteve sociale dhe ajo që nuk është reale sepse ndoshta njerëzit mendojnë që e njohin Eminën Çunmulaj, por e njohin vetëm në atë përqindjen që tregoj në rrjetet sociale dhe ajo nuk është e tëra. Nuk është e vërteta. This is the truth. Ju e shihni aq sa dorëzoj unë të shihni. Ashtu janë edhe të gjithë njerëzit e tjerë në rrjetet sociale. Kështu qe një vajzë 14, 15, 18-vjeçare që sheh Emina Çunmulaj dhe sheh Eminën në aeroplan privat, një jaht, një jetë luksoze, po t’i ketë ajo 5 minutat e kohës, të vijë e të rrijë me mua dhe t’ia tregojë jetën si e kam pasur unë, se si kam kaluar prej thuajse moshës 13-vjeçare deri në moshën 18-vjeçare kur i fitova 10 mijë eurot e parë.

Unë s’kam pasur bukë të ha kur kam qenë në Itali, në apartament me modele. Kjo është diçka që ndoshta s’ia kam treguar dikujt në jetë sepse janë vështirësitë e mia dhe të rrinë me mua. Ma bëjnë karakterin që ndoshta ti po thua, si jeton duke luftuar se jeta ime është gjithmonë në kokën time një luftë. Edhe vazhdon në mënyra të tjera, por se lufto për ato që mendon dhe për të cilin je në jetën tënde, ajo që të vjen kollaj në jetë, edhe të hiqet kollaj. Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë  15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

-Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbtë. Shkoja të flija e çohesha natën. Më kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele.

Por ka ardhur koha që të gjithë ato “luftëra”, everything pays back. Vetëm përkushtim, përkushtim, përkushtim, lufto. Mendimi im për t’u kthyer në fshat më mbyste. Të kthehesha vetë prapa nga një vend që ika, që doja një jetë më të mirë për veten, nuk me lejonte kurrsesi të  dorëzohesha, pastaj vajti puna edhe pak “luck” si i thonë amerikanët edhe jeta vazhdon edhe të gjitha të mirat dalëngadalë vijnë dhe sot jemi ku jemi.

Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Video/Kokainë, armë zjarri, automjete e para, policia jep detaje nga operacioni në Korçë

Video/Kokainë, armë zjarri, automjete e para, policia jep detaje nga operacioni në Korçë

1922/Anëtarë të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesari strehohen në shkollën amerikane

1922/Anëtarë të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesari strehohen në shkollën amerikane

Sulm terrorist në shkollën e mesme në Uganda, 40 viktima, kryesisht studentë

Sulm terrorist në shkollën e mesme në Uganda, 40 viktima, kryesisht studentë

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com