Nëse përmasat e dashurisë do të lidheshin me përmasat e mjetit me të cilin merr nusen në ditën e dasmës, ky djalë nga Fieri me siguri duhet të jetë njeriu më i dashuruar i globit. Nuk është autobus, por një vinç i dekoruar tamam për dasmë, mjeti me të cilin ai ka zgjedhur ta çojë nusen në shtëpinë e re. Fotoja po bën xhiron në rrjetet sociale dhe thonë se është realizuar në Fier. Me sa duket koha e nuseve me kuaj, apo edhe ajo e nuseve me Mercedes kanë perënduar. Vinçi është ende në modë!