Sport

Cristiano Ronaldo vlerësohet me “Golden Foot”, “mposht” Messin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 21/12/20 |
Opi Nion

Cristiano Ronaldo është vlerësuar me një tjetër çmim të rëndësishëm për karrierën e tij.

Lojtari i Juventusit ka marrë çmimin “Golden Foot”, çmim që i jepet futbollistëve mbi 28 vjeç, me një karrierë të suksesshme.

Portugezi e fitoi këtë çmim në 1 dhjetor, por vetëm dje iu dorëzua trofeu.

Pas marrjes së trofeut, Ronaldo reagoi në rrjetet sociale duke shkruar; “Është nder për mua të fitoj “Golden Foot” dhe të përjetësohem në Monako, bashkë me disa nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror. Dua të falenderoj të gjithë tifozët që votuan për mua”.

Ky ishte edicioni i 18 i “Golden Foot” dhe sulmuesi 35-vjeçar është i pari portugez që e fiton këtë çmim. Në votim, Ronaldo mposhti lojtarë se Leo Messi, Robert Leëandoëski, Giorgio Chiellini, Neymar Jr., Sergio Ramos, Sergio Agüero, Gerard Piqué, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Fituesit e Golden Foot ndër vite:

  1. Roberto Baggio (2003)
  2. Pavel Nevded (2004)
  3. Andriy Shevchenko (2005)
  4. Ronaldo Nazario (2006)
  5. Alessandro Del Piero (2007)
  6. Roberto Carlos (2008)
  7. Ronaldinho (2009)
  8. Francesco Totti (2010)
  9. Ryan Giggs (2011)
  10. Zlatan Ibrahimovic (2012)
  11. Didier Drogba (2013)
  12. Andrés Iniesta (2014)
  13. Samuel Eto’o (2015)
  14. Gianluigi Buffon (2016))
  15.  Iker Casillas (2017)
  16. Edison Cavani (2018)
  17. Luka Modric (2019).

Pas