Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Credins Bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

2024/06/04 at 12:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Credins Bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credinsbank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit.

Dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve respektive z. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins bank, ndanë mendimin se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi, i cili përkon edhe me fillimin e Kampionatit Euro2024.

Ky partneritet i ri, i cili do të jetë për 3 vite, vjen si një mbështetje dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF-së, Duka vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe shprehu bindjen se ky partneritet i ri do të sjellë rezultate të shkëlqyera për të dyja palët dhe për futbollin.

“Po nisim një bashkëpunim të ri, me një institucion financiar serioz sikurse është Credins bank dhe për ne është një kënaqësi shumë e madhe. Përmes këtij sporti të bukur dhe shumë të dashur për shqiptarët, përmes asaj që Kombëtarja ka bërë, përmes punës tonë për ta rritur futbollin, tashmë do ta kemi Credins bank partnerin tonë për të paktën tre vite. Kur vlerat bashkojnë forcat, jam i sigurt që edhe rezultatet e bashkëpunimit do të jenë të shkëlqyera”, theksoi Presidenti Duka.

Në fjalën e saj të përshëndetjes, znj. Monika Milo, fillimisht përgëzoi Kombëtaren shqiptare për performancën e shkëlqyer të arritur dhe i uroi gjithashtu shumë suksese për në Euro2024.

Ndër të tjera znj. Milo u shpreh:

“Credins bank ka kënaqësinë për nisjen e këtij rrugëtim kaq të veçantë. Ky është një partneritet që na bën të ndihemi krenarë, kur bëhet fjalë për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare. Ne e shohim këtë investim si vlerë të shtuar respektivisht për të dyja palët. Duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën bashkë dhe krenarë shqiptarët, menduam që ky do të jetë një lajm impresionues njëherazi edhe për klientët sportdashës të Credins bank.

Ky bashkëpunim, i cili do të sjellë në vëmendje të gjitha ngjarjet kryesore sportive vjen si një tjetër urë komunikimi dhe strategji shpërblyese për klientët tanë besnik. E gjithë marrëveshja bazohet në asocimin e dy institucioneve për të promovuar vlerat respektive si në nivel biznesi ashtu edhe ne atë sportive. E gjitha kjo, do të vijë e pasqyruar përmes një strategjie bashkëveprimi shumë dimensionale, si në aktivitete, evente, lançime fushatash mbi produkte & shërbime bankare specifike të ndërlidhura me klientët tanë me futbollistët, si edhe shumë surpriza të tjera”.

Përgjatë ceremonisë zyrtare, u diskutua gjithashtu për të gjithë rrugëtimin e suksesshëm që Kombëtarja Shqiptare ka treguar, sfidat ndër vite si dhe ambiciet e mëdha për të ecur përpara dhe përfaqësuar vendin denjësisht.

Sukseset arrihen sigurisht përmes edhe bashkëpunimeve me partnerë prestigjioz dhe potencial që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Mbyllet protesta e opozitës, ja kur do të mbahet tubimi i rradhës para Bashkisë së Tiranës

Mbyllet protesta e opozitës, ja kur do të mbahet tubimi i rradhës para Bashkisë së Tiranës

Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

Ngacmoi seksualisht të miturën, ndalohet 48-vjeçari në Lushnjë, pranga edhe një të moshuari, përndoqi një grua 

“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në Gjermani

“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në Gjermani

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com