Bota

COVID/ Vatikani miraton vaksinat që përdorin inde nga fetuset e abortuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 22/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vatikani i ka dhënë dritën jeshile, në këtë kohë pandemie, vaksinave të prodhuara duke përdorur linja qelizore nga dy fetuse të abortuar, shkruajnë mediat italiane.

Selia e shenjtë vendosi që vaksinimi kundër koronavirusit është moralisht i pranueshëm, edhe pse disa grupe kundër abortit ngritën shqetësime për mënyrën sesi krijohen këto vaksina. Në fakt, qelizat janë zhvilluar në laboratorë, nga inde të marra dekada më parë, dhe nuk vijnë drejtpërdrejt nga fetuset e abortuara.

Në një shënim të nënshkruar nga Prefekti Kardinal Luis Ladaria dhe sekretari Imzot Giacomo Morandi, aprovuar nga Papa më 17 Dhjetor, Kongregacioni për Doktrinën e Besimit përcaktoi: “moralisht është i pranueshëm përdorimi i vaksinave antiCOVID-19 që përdornin linja qelizore nga fetuset e abortuara në procesin e tyre të kërkimit dhe prodhimit”.

Vatikani saktësoi se deklarata kishte si qëllim sqarimin e pikëpyetjeve për moralin e përdorimit të vaksinës, dhe jo të gjykojë efikasitetin e saj. Po ashtu, Vatikani i bëri thirrje kompanive farmaceutike, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të tregojnë vëmendje në shpërndarjen e vaksinës edhe në vendet e varfra.

Dokumenti është botuar në kohën kur shumë vende po përgatiten të fillojnë vaksinimin kundër COVID-19./Opinion.al

Pas