Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid bllokon emigracionin, bie 94% numri i azilkërkuesve shqiptarë në maj

2020/07/15 at 8:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesat për azil në Irlandë, shqiptarët ua kalojnë dhe sirianëve

Bllokimi i kufijve ka ulur ndjeshëm, të paktën përkohësisht, aplikimet e shqiptarëve për azil në shtetet e Bashkimit Europian.


Sipas statistikave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO), gjatë muajit maj kanë aplikuar për azil gjithsej 90 shtetas nga Shqipëria, 24 prej të cilëve ishin riaplikime. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur kishte gjithsej 1,532 aplikime, është shënuar një tkurrje prej 94%.

Për 5 mujorin, gjithsej aplikimet për azil ishin rreth 3 mijë, me një rënie prej gati 70% me bazë vjetore. Tkurrja ka ardhur kryesisht që nga marsi, kur filluan dhe kufizimet e udhëtimeve dhe mbyllja e Europës, por dhe në janar dhe shkurt, kur ishin muaj normalë, është konstatuar një përgjysmim i kërkesave për azil, në krahasim me të njëjtën  periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, sipas EASO, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie. Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Në vitin 2019, Shqipëria renditej në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së bashki me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani dhe e para në raport me popullsinë.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Aplikimet totale për azil në BE

Sipas EASO, megjithë heqjen e ngadaltë të masave të kontrollit në shumicën e vendeve të BE +, aplikimet për azil u ulën ndjeshëm (-84%) në maj në krahasim me nivelet e para-COVID.

Vetëm 10 200 aplikime u paraqitën në BE + në maj, paksa më e lartë, krahasuar me muajin prill (8 730), por prapëseprapë një rënie dramatike nga 65 692 aplikime në janar 2020.

Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit (EASO) pret që numri i kërkesave të regjistruara të fillojë të rritet pasi shërbimet e azilit të fillojnë të kthehen në operacione normale. Sidoqoftë, kjo mund të vazhdojë të jetë e kufizuar në një shkallë të caktuar në periudhën aktuale pasi kufizimet e udhëtimit dhe kufijtë e mbyllur të jashtëm me vende të ndryshme jo-BE mbeten në fuqi.

Sirianët, Afganët dhe Irakianët vazhduan të paraqesin më shumë aplikime, duke përbërë një të tretën e të gjitha aplikimeve të paraqitura në maj./ monitor.al



Ju sugjerojmë

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Mjeku Kalo apel qyetarëve: Covid është ulur këmbëkryq mes nesh…

"Paga ime nuk është rritur që prej 2013", apeli i mjekut Tritan Kalo

Vaksina kundër COVID, kompania Moderna ka lajme optimiste

Vaksina kundër COVID, kompania Moderna ka lajme optimiste

Pamje rrënqethëse nga infektivi, urimi i fëmijëve për nënën e intubuar

Pamje rrënqethëse nga infektivi, urimi i fëmijëve për nënën e intubuar
















TE FUNDIT

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
25 Dhjetor, 2025

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe...

Lexo më shumë

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
25 Dhjetor, 2025

Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Krishtlindjes, një prej më të rëndësishmeve të besimit të tyre. Qindra...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
25 Dhjetor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Reshjet...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
25 Dhjetor, 2025

Dashi Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com