Në 24 orët e fundit Kina ka raportuar raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë në vend që prej datës 28 prill.
Sipas informacioneve, një prej të infektuarve u regjistrua në qytetin e Wuhan, i cili kishte më shumë se 1 muaj që nuk kishte asnjë person të ri të prekur.
Ditën e enjte Kina autoritetet përcaktuan zonat me rrezikshmëri të ulët për përhapjen e infeksionit, megjithatë këto raste të reja bëjnë që alarmi të ngrihet për të qenë vigjilentë në parandalimin e një vale të dytë të mundshme. Zona me më shumë të infektuar të rinj ishte ajo e Shulan, ku 11 persona rezultuan pozitivë në testin e Covid-19.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë shprehet se rasti i regjistruar në Wuhan, i cili konsiderohet si epiqendra e pandemisë, kishte qenë më përpara asimptomatik.