Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shëruar 11 pacientë me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjatë përditësimit të të dhënave se numri total i personave të shëruar ka shkuar në 705 ndërsa raste aktive janë 180.
Nga këta 19 janë të shtruar në spital, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive. Në krahësim me ditën e djeshme kemi rritje vetëm në numrin e të shtruarve në terapi intensive me një pacient më shumë.
Numri i viktimave mbetet 31. Shqipëria nuk ka patur humbje jete si pasojë e virusit prej 16 ditësh. /Opinion.al