Bota

COVID-19/ OBSH: Nuk ka garanci nëse do të gjendet një vaksinë efektive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 12/06/20 |
Opi Nion

Edhe pse me agresivitet më të ulët se në muajt e shkuar, koronavirusi vijon të shkaktojë viktima nëtë gjithë botën.

Ndërkohë, në mungesë së një vaksine OBSH shprehet se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me COVID-19. Sipas OBSH, edhe sikur të krijohet një vaksinë kundër COVID-19, ajo nuk ka garanci që mund të jetë efektive.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin. Shpresojmë të gjejmë një vaksinë efektive, por kjo nuk është e garantuar se do të ndodhë”.

Këto kanë qenë fjalët e shefit të emergjencës së OBSH-së, Mike Ryan gjatë konference në lidhje me Covid-19.

“Qeveritë në të gjithë botën duhet të krijojnë një ekuilibër midis kontrollit të virusit dhe pasojave sociale e ekonomike të masave, duke pranuar se “është më e lehtë të japësh këto udhëzime ndërsa jemi ulur këtu dhe më e vështirë për t’i zbatuar ato”- shtoi ai.

Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar nga koronavirusi 7,573,699 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 423,155. Më e prekur nga pandemia e koronavirusit është SHBA e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me numrin më të madh të të infektuarve./ Opinion.al

Pas