Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë.
Raportohet se kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë, nga 1725 testime të kryera.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë.
COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
/Opinion.al