Bota

Joe Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat presidencial në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 04/11/20 |
Al Do

Joe Biden është bërë kandidati presidencial që ka marrë më shumë vota në një zgjedhjet amerikane në gjithë historinë e tyre, megjithëse shumë fletë votimi që ende nuk janë numëruar.

Numri i tij aktual prej 69,759,833 e tejkalon rekordin e 69,498,516 votave të grumbulluara nga Barack Obama në 2008. Totali është tashmë 3.9 milionë më i lartë se numri i votave të siguruara nga Hillary Clinton në 2016 kur ajo fitoi votën popullore por humbi presidencën kundër Donald Trump.

Totali i deritanishëm i Trump, 67,160,663 vota, është gjithashtu më shumë sesa ai mori në 2016 dhe më shumë sesa Obama në 2012. Kjo e vendos Trumpin të tretin në listën e të gjitha kohërave.

Ky është një tregues se sa e lartë ka qenë pjesëmarrja në votime, pasi më shumë se 100 milionë amerikanë që kanë votuar me postë.

Pavarësisht nga arritja e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për shkak të sistemit të kolegjit elektoral. Të dy kampet thonë se ata besojnë se kandidati i tyre në fund të numërimit do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë. /Opinion.al

Pas