Kryesore

COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 17 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 12/06/21 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Po gjatë këtij harku kohor, janë shënuar dhe 17 raste të reja me COVID-19 nga 1.774 teste të kryera. Ndërkohë, janë shëruar 112 pacientë, ndërsa raste aktive janë 531.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë janë regjistruar 107,571 të infektuar, prej të cilëve 104,791 janë shëruar, ndërsa 2,249 kanë vdekur./ Opinion.al

Pas