201 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali.
Autoritetet shëndetësore në Italia bëjnë me dije se nga 287 mijë teste të realizuara, janë konfirmuar 8, 085 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht, numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë shtet ka arritur në 123, 745.
Sipas autoriteteve 14, 295 pacientë me Covid janë shëruar, ndërsa shtrimet në kujdesin intensiv vijojnë të jenë në rënie./ Opinion.al