Bota

Macron dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, SHBA pret të ulen tensionet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 13/05/21 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA Joe Biden u bëri thirrje të enjten palëve në Lindjen e Mesme që të de-përshkallëzojnë dhunën ndërsa konflikti në Gaza, mes Palestinës dhe Izraelit sa vjen edhe thellohet me Tel Avivin që po përgatitet për një ndërhyrje tokësore

Presidenti amerikan shtoi se pret që të shohë një tërheqje nga sulmet me raketa. Biden, duke folur me gazetarët kërkoi edhe ndërhyrjen e vendeve të tjera në rajon për të vendosur paqen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Egjipti, si në Tunizi dhe në vendet e tjera mund të luajë një rol për të zbutur situatën.

Dje Presidenti i SHBA mbrojti “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur tokat e tij”, pas “raketave kundër tij”, ndërsa u shpreh se “kjo gjë do të mbarojë herët a vonë”.

Ndërkohë që Presidenti Emmanuel Macron u shpreh sot se “dënon me forcë sulmet e pretenduara të kryera nga Hamas dhe grupe të tjera kundër Izraelit”, njoftoi presidenca franceze.

Në njoftim theksohet se Macron do të zhvillojë bisedime me udhëheqës të tjerë në rajon, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe “do të shprehë urgjencën e vendosjes së paqes dhe një rifillim vendimtar të negociatave”.

Deri tani nga konflikti raportohen mbi 80 të vdekur në Gaza mes tyre gra dhe fëmijë dhe 7 në Izrael.

Pas