Bota

COVID-19 në Britani, trefishohen viktimat brenda 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 21/10/20 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetë 241 persona nga COVID-19, duke shënuar kështu një shifër rekord viktimash. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, kjo shifër është trefish më e lartë se 80 vdekjet e raportuara të hënën.

Në secilin rast, pacientët kanë humbur jetën brenda 28 ditëve nga testimi i parë pozitiv për koronavirus, shpjegoi qeveria. Përpos numrit të lartë të humbjeve të jetëve, vendi regjistroi 21,331 raste të reja me koronavirus.

Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen./ Opinion.al

Pas