Rajoni

COVID-19/ Mbi 1000 raste të reja dhe 26 të vdekur në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 19/11/20 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 198 raste pozitive dhe 26 të vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 572 raste të reja në Shkup, 41 në Kumanovë, 1 në Dibër, 49 në Shtip, 53 në Prilep, 28 në Tetovë, 34 në Strugë, 42 në Veles, 92 në Manastir, 42 në Ohër, 18 në Kavadar, 11në Gostivar, 3në Gjevgjeli, 34 në Strumicë, 11në Kriva Pallankë, 6 në Radovish, 6 në Krushevë, 14 në Koçani, 5 në Probishtip, 3në Demir Hisar, 3 në Makedonski Brod, 7 në Pehçevë, 19 në Berovë, 9 në Vallandovë, 11 në Vinicë, 11 në Dellçevë, 5 në Kratovë, 2 në Sveti Nikole, 33 në Kërçovë, 4 në Resnjë dhe 11 në Negotinë.

Po në 24 orët e fundit, në vendin fqinj janë shëruar 621 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut është 51 213 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1 423 pacientë./ Opinion.al

Pas