Rajoni

COVID-19/ Kosova regjistron 17 viktima dhe 294 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 15/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se kanë rezultuar 294 raste pozitive me COVID-19 nga 1.035 tamponë të kryer.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 17 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 47.203 raste dhe 1.220 viktima.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar 482 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 pacientë.

Kosova numëron 11.346 raste aktive./Opinion.al

 

Pas