Kina, një nga vendet që vazhdimisht ka marrë masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, po ndërton një qendër masive karantine COVID-19 në periferi të qytetit Shijiazhuang.
Projekti do të përfundojë pas pak ditësh, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se qendra do të jetë e madhe, ndërsa në të mund të zhvendosen rreth 4 mijë persona nëse ka shpërthim të koronavirusit.
Kina, e cila konsiderohet si vendi i origjinës së COVID-19, është një nga vendet që ka vendosur nën kontrollin pandeminë përmes masave të rrepta.
Ndërtesat e karantinës në Shijiazhuang janë të pajisura me Wi Fi dhe ajër të kondicionuar dhe do të vendosin kontakte të ngushta të pacientëve të konfirmuar me virus./ Opinion.al