Bota

COVID-19/Italia shënon mbi 14 mijë raste të reja dhe 553 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 23/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se Italia ka regjistruar 14.522 raste të reja në 24 orët e fundit.

Po gjatë 24 orëve të fundit 553 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 70,395.

Lajmi i mirë që vjen nga vendi fqinj është se vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera të spitaleve.

Rajoni me më shumë raste ditore vijon të jetë ai i Venetos me 3,357 të infektuar me COVID-19./Opinion.al

Pas