Aktualitet

COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 20/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në radhët e bluzave të bardha. Mësohet se mjeku kuksian Shaqir Shehu, ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus. Mjeku shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit.

Prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë  kanë humbur jetën nga koronavirusi disa mjekë.

Ndërsa, prej javësh vendi ynë po përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID-19. Vetëm dje janë regjistruar 786 raste të reja, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën./ Opinion.al

Pas