Covid-19 i ka marrë jetën ish-portierit të ekipit të Apolonisë, Arben Sinani, i njohur nga të gjithe me pseudonimin “Kaçe”.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. “Kaçe” u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Ai ka qenë një nga portierët me të mirë në Shqipëri në vitet 1998, kur Apolonia u shpall edhe kampione e Kupës së Shqipërisë./Opinion.al