Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Gjermanët në mes të qetësisë dhe frikës

2020/04/09 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19/ Gjermanët në mes të qetësisë dhe frikës

Gjermanët kryesisht shqetësohen për ekonominë, por jo aq shumë për shëndetin e tyre. Ky është rezultati më i rëndësishëm i disa sondazheve në lidhje me frikën në krizën e koronavirusit.


Sa i frikëson gjermanët kriza e koronavirusit? Kompania e sigurimeve R + V prezantoi sondazhin e fundit. Rezultati i sondazhit përfaqësues e befasoi politologun e Heidelbergut, Manfred Schmidt. Ai e kryen hulumtimin për kompaninë e sigurimeve që prej 15 vjetësh.

Përveç frikës së shtuar se mund të thellohet rënia ekonomike, gjermanët aktualisht janë mjaft të qetë për shëndetin dhe për punën e tyre. “Ata duken çuditërisht të shpenguar ose të qetë,” thotë Schmidt.

Pak frikë nga infektimi

Ai që beson se gjermanët janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tyre e ka gabim. Në krahasim me vitin 2019, frika për një sëmundje të rëndë është rritur vetëm me gjashtë pikë përqindjeje, nga 35 në 41 përqind. Kjo është vlera e dytë më e ulët që nga viti 1992, më e ulta ishte vitin e kaluar.

“Ky është një lajm sensacional. Me të vërtetë më habiti”, thotë Schmidt. “Kjo ka të bëjë me një besim të çuditshëm se vetë nuk do të kesh probleme me shëndetin dhe se rreziku është diku tjetër.” Sidoqoftë, shkencëtari pranon që mund të ketë luajtur një rol struktura moshore e të anketuarve. “Rreziku është më i lartë tek të moshuarit – këtu pyetja iu shtrua të gjitha grupmoshave.

Që para se të shpërthejë masivisht pandemia, instituti i studimit të opinionit infratest-dimap kishte arritur rezultate disi të ndryshme në pyetjen për tendencën në Gjermani. Në atë kohë, më shumë se gjysma e gjermanëve (51%) shprehen frikën se mund të qenë infektuar vetë me virusin ose anëtarët e familjes së tyre.

Recesion i afërt

Sidoqoftë, në të gjitha studimet del në pah se ekziston shqetësimi në rritje për një rënie ekonomike. Në studimin e R + V, krahasuar me vitin 2019 kemi rritje spektakolare me 23 përqind në 58 përqind. Frika nga recesioni megjithatë nuk ecën paralel me frikën e humbjes së vendit të punës.

Vetëm një e katërta e të pyeturve janë të shqetësuar për punën e tyre – po aq sa në vitin 2019 dhe gjithsej më pak se në 30 vjet. Për Schmidtin, kjo ka shumë të bëjë me masa të tilla si masat për punën me kohë të shkurtuar dhe me financime të tjera të qeverisë. Schmidt beson se këtë shumica e gjermanëve e shohin këtë si të dobishme dhe qetësuese.

Sidoqoftë, të gjitha institutet e sondazhit bien dakord për një gjë: Në sytë e gjermanëve, qeveria bën një punë të mirë në krizë dhe lavdërohet për këtë. Ky është gjithashtu rezultat i studimit aktual të R + V. Në dhjetë vitet e fundit, pothuajse gjysma e të anketuarve mendonin se politikanët janë të mbingarkuar në parim nga krizat.
Gjatë krizës financiare në vitin 2010 (62 përqind) dhe krizës së refugjatëve në vitin 2016 (65 përqind) ishin pothuajse dy të tretat.

Në krahasim me këtë, thotë Manfred Schmidt, gjykimi i gjermanëve në krizën e Coronas për politikën është mjaft i butë. Sipas sondazhit të fundit, vetëm 46 përqind e gjermanëve mendojnë se politikanët janë të mbingarkuar – kjo është një nga vlerat më të ulëta në dhjetë vitet e fundit./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Koronavirusi, kryeministri italian kritika BE

Koronavirusi, kryeministri italian kritika BE

Tritol makinës në Tiranë, policia jep detajet

Zbulimi i grupit të kokainës në Durrës, arrestohen dy persona të tjerë

Efekti koronavirus: Parashikimi i motit mund të humbasë saktësinë

Efekti koronavirus: Parashikimi i motit mund të humbasë saktësinë
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com