Kryesore

COVID-19/ Dy viktima, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 25/10/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë regjistruar 186 raste të reja, pas kryerjes së 1.049 testeve.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 raste dhe ndërsa numri i viktimave është 663.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë se janë shëruar 54 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.088. Po shtu, bëhet me dije se numri i rasteve aktive është 2.192.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet./ Opinion.al

Pas