Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19 dhe transporti, si do të udhëtojmë në të ardhmen?

2020/04/15 at 6:49 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid-19 dhe transporti, si do të udhëtojmë në të ardhmen?

‘Një kërkesë që detyron të gjithë pasagjerët që vijnë në Hong Kong të testohen për koronavirusin, do të qëndrojë në fuqi për shumë kohe,’-  tha një zyrtar kryesor shëndetësor i qytetit. Ekspertët parashikojnë se kjo praktikë e ndjekur do të bëhet standarde në aeroportet në të gjithë botën, pasi industria e aviacionit do të përshtatet me norma te reja sapo pandemia të zbutet. Qeveria e Hong Kongut  ka kthyer aeroportin në frontin e parë të mbrojtjes, në betejën kundër Covid-19.


Kjo taktikë detyron jo-rezidentët dhe pasagjerët tranzit, të ofrojnë mostra të pështymës në mënyre që të kryen testimet për koronavirusin. Njerëzit e ardhur nga Kina, Macau dhe Tajvani gjithashtu nuk pranohen të hyjnë nëse kanë qenë në ndonjë vend tjetër në dy javët e fundit.

Strategjia agresive ka për qëllim të frenojë një numër infeksionesh në rritje, ndërsa banorët kthehen nga jashtë. Edhe pse autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar vazhdimisht për një valë të dytë lokale të pandemisë, qyteti ka parë që numri i infeksioneve ditore ka rënë në mënyrë të vazhdueshme këtë muaj. Pothuajse të gjitha rastet e fundit të infektuara kanë qënë të importuara.

Regjimi i monitorimit do të qëndrojë në vend të paktën tani për tani’, tha një zyrtar shëndetësor të martën. ‘Taktika që ka miratuar Hong Kongu, besoj se duhet të qëndrojë për një farë kohe,’-  tha Ëong Ka-hing, kontrollues i Qendrës së qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit. ‘Unë nuk mendoj se ne mund të shpëtojmë lehtësisht nga testimi në të ardhmen e afërt.’

Kushtet e kontrollit shëndetësor të pasagjerëve do të jenë një nga elementet kryesore për të rifilluar industrinë. Hong Kongu kërkon masa të ngjashme në të gjithë botën, për të shmangur masa komplekse të ndryshmë, në pjesë të ndryshme të botës. Masa të tjera që do të merren janë: matja e temperaturës dhe dizifektantë dhe maska për çdo pasagjer sapo të hyjnë në avion. Udhëtarëvë i kërkohet të presin në ambjente të kontrolluara afër aeroportit, deri në 12 orë për përgjigjet e testeve.

Masa të tilla janë të vështira të ndërmerren në të gjitha aeroportet. Zyrtarët e shëndetësisë kanë shprehur të shqetësuar se mund të përballojnë vetëm një avion në kohë, pasi kërkohet distancim social i udhëtarëve.

‘Është çështje kapaciteti,’- tha Chuang Shuk-këan, drejtor i degës së sëmundjeve ngjitëse të qendrës. ‘Ne mund të trajtojmë vetëm 400 njerëz në ditë për një kontroll më të mirë. Nëse kërkojmë nga të gjithë pasagjerët [pas pandemisë] ta bëjnë këtë, ata do të duhet të presin me orë të tëra për rezultatin e testit dhe mund të mos jenë në gjendje të marrin rezultatin në të njëjtën ditë, kështu që është një sfidë.’

Rreth 200,000 pasagjerë normalisht përdorin aeroportin çdo ditë. Zyrtarët e shëndetësisë nuk mund të thonë nëse testimi i të gjithë udhëtarëve do të jetë pjesë e strategjisë, ose nëse vetëm një pjesë e tyre do të kryejnë teste. Testimi ka qenë problematik në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, me të dyja shtetet që luftojnë për të trajtuar numrat.

Ndërkohë aeroporti Seul Incheon, në Korenë e Jugut ka gjetur një zgjidhje të përkohshme. Aeroporti ngriti një qendër testimi në ambjent të hapur, jashtë terminalit, për të ekzaminuar deri në 2,000 mbërritje nga Evropa në ditë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Foto/ Kina publikon paranë digjitale

Foto/ Kina publikon paranë digjitale

BE kritikon pezullimin e fondeve amerikane për OBSH-në

BE kritikon pezullimin e fondeve amerikane për OBSH-në

Palmer: Serbia të njoh kosovën

Palmer: SHBA pranë Ballkanit edhe në kohërat e pandemisë
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com