Aktualitet

Covid/167 raste të reja, dy viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 09/10/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 167 raste të reja të personave të infektuar nga Covid.

“Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana”, njofton ministria.

COVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar ne 24 orë 89
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 932

Testime totale 96743
Raste pozitive 15066
Raste të shëruara 9304
Raste Aktive 5349
Humbje jete 413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2779
Durrës 564
Shkodër 398
Korçë 274
Lezhë 266
Elbasan 224
Fier 231
Vlorë 191
Kukës 147
Berat 138
Dibër 78
Gjirokastër 59

Pas