Mesfushori brazilian i Liverpool, Philippe Coutinho ka marrë titullin e parë për këtë vit. Ai ka mundur patriotin e tij të Barcelona, Neymar, duke fituar trofeun e “Samba de Ouro”, ose siç njihet ndryshe, “Futbolliti më i mirë brazilian i vitit 2016”. Një votim surprizë i fansave, me lojtarin që luan në Premier League që arriti të mposhtë sulmuesin e Barca, duke marrë 32,13% të votave, ndërsa Neymar mori 27,88% të votave. Në vendin e tretë e të katërt u renditën dy lojtarë që luajnë me Real Madrid, Casemiro e Marcelo. Një lajm i mirë për Coutinho, që pas dëmtimit një muaj më parë është drejt rikuperimit dhe së shpejti pritet të jetë titular për skuadrën e Liverpool. Një trofe që do t’i japë një shtysë më shumë për vitin 2017.