Pas një letre të mbërritur në Tiranë një ditë më parë me autor Alesandro Panza drejtorin e larguar, disa ditë më parë nga kreu i Policisë Italiane, kanë lindur dyshime të reja.
Siç shkruan Corriere della Sera Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas, ka marrë zyrtarisht detyrën mëngjesin e sotëm.
E po pikërisht sot në Tiranë mësohet se ka mbërritur edhe letra e nënshkruar nga Panza, i cili sipas të njëjtës gazetë italiane ishte larguar nga detyra që në datën 29 prill, ditë para se të plaste skandali i përgjimeve në Tiranë.
“Franco Gabrielli është bërë kreu i Policisë Italiane. Prefekti dhe polici, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Sisde, pastaj prefekt i Akuilas dhe shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe që nga prilli i 2015 zbuloi “Mafia Capitale”, që 29 prillit ishte emëruar si kreu i Policisë”, shkruan Corriere Della Sera./Syri.net