Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Corriere della Sera/ Në kujtim të 8 gushtit 1991, kur anija “Vlora” zbarkoi në Itali me 20 mijë emigrantë

2016/08/09 at 12:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Corriere della Sera/ Në kujtim të 8 gushtit 1991, kur anija “Vlora” zbarkoi në Itali me 20 mijë emigrantë

 


Gazeta “Corriere Della Sera” ka sjellë edhe njëherë në vëmendje në një shkrim të saj të fundit ngjarjen epokale të 25 viteve më parë, kur anija “Vlora” nëpërmjet një udhëtimi biblik të nisur nga Durrës zbarkoi me 20 mijë emigrantë në shpinë në portin e Barit pas një sage të gjatë në det.

Me titullin “Kur Italia ishte “Amerika” e shqiptarëve”, Corriere della Sera nëpërmjet shkrimit të mëposhtëm na risjell edhe njëherë atë ngjarje çerek shekulli më parë, në një dramë emigrantësh që vazhdon edhe sot

Kur Italia ishte “Amerika” e shqiptarëve

Nga Leda Balzarotti dhe Barbara Miccolupi

Nuk ka më habi nëse lexon në gazeta lajmin e zbarkimit të një anije emigrantësh në brigjet siçiliane ose në ishujt e Lampeduzës; është një fenomen i zakonshëm me të cilin trishtueshëm jemi mësuar, pa përjashtuar indinjatën kur larg Italisë përsëriten dramat e mbytjes së njerëzve, gra dhe fëmijë në udhëtimin e tyre drejt shpëtimit, ëndërra për një punë ose më thjesht një jetë larg luftës.

Nuk ishte kështu në vitin 1991, kur Italia u kthye papritur në tokën e premtuar të popujve të Ballkanit dhe në veçanti të “komshinjve” tanë shqiptarë, ose ndryshe të atyre vendeve që dolën nga rënia e Murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik,

E kuptuam qartësisht atë mëngjes të 8 gushtit 1991, kur në portin e Barit bëri hyrjen e saj anija “Vlora”, e cila mbante mbi vete 20 mijë emigrantë të ardhur nga Shqipëria pas një udhëtimit të nisur dy ditë më parë nga Durrës, në bordin e një anije tregtare në kushte mizerabël, e fabrikuar 30 vite më parë në kantieret e Xhenovas.

Disa orë më parë, “Vlora” kishte tentuar barkimin në portin e Brindizit, por atëkohë zv/prefekti Bruno Pezzuto kishte refuzuar hyrjen në port duke bindur komandantin Halim Milaqi të udhëtonte drejt Barit: edhe 7 orë të tjera udhëtim, në timonin e një anije të vështirë për tu drejtuar, me një tensioni të lartë dhe dhe turmën që kishte mbërritur deri te Radari.

Italia shpresonte, në këtë marzh të shkurtër kohë, të mundte të organizonte rikthimin dhe riatdhesimin e menjëhershëm të anijes tregtare, ose të paktën të organizonte një pritje të përkohshme, por në Bari nuk ishin as prefekti dhe as kuestori, që ishin ndërkohë me pushime, ndërkohë që autoritetet e qytetit, përfshirë edhe bashkiakun, u lajmëruan vetëm kur anija ishte në port.

Përmasat e këtij zbarkimi i gjetën autoritetet qendrore italiane totalisht të papërgatitura, por boshllëkun të krijuar institucional, ju përgjigj mobilizimi i qytetarëve puliez dhe i bashkiakut Enrico Dalfino, që u aktivizuan menjëherë për të furnizuar emigrantët e rraskapitur me ndihmën e parë, ujë, ushqim dhe veshje.

Në distancë 25 vjeçare nga ky moment, shqiptarët e Italisë janë kthyer në komunitetin e huaj më të rrënjosur dhe të integruar në vendin tonë, por siç e shfaq çdo ditë kronika problem i emigrantëve mbetet akoma aktual dhe I pazgjidhur, dhe kujtimi i anijes Vlora dhe ngarkesës së saj me 20 mijë shpirtra është kthyer në një simbol për Italinë dhe gjithë Europën.

corriee1vloraaa

Etiketa: Anija VloraCorriere della SeraReportzh


Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Facebook garanton bashkëpunimin me hetuesit për atentatet

Facebook garanton bashkëpunimin me hetuesit për atentatet

‘Kryepolici i Gjirokastrës mbron arat me kanabis, si u kërcënua kryeplaku”

"Emrat/ Ja drejtuesit e lartë të policisë që drejtojnë trafikun e drogës"

Përdoruesit e Android, më të rrezikuar se kurrë

Përdoruesit e Android, më të rrezikuar se kurrë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}