Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i naftës dhe Balluku, Berisha i përgjigjet Ramës: Të protestojmë

2026/03/15 at 2:37 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimi i naftës dhe Balluku, Berisha i përgjigjet Ramës: Të protestojmë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet sociale pas Podcastit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për mbrojtjen e deputetes Belinda Balluku dhe për keqmenaxhimin e çmimit të naftës. Sipas tij çështja Balluku nuk mund të mbyllet nga Rama.


“Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Ballukut. Tha se kjo është çështje e mbyllur. E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Ballukut”, tha Berisha.

Duke u ndalur edhe te Porti i Porto Romanos, Berisha tha se Rama po përpiqet të zëvendësojë Portin e Durrësit me një port shumë më të vogël se portet e rajonit. Sipas tij ky port është vjedhja dhe  mashtrimi më i madh që u bëhet shqiptarëve.

“Foli gjatë për Portin e Durrësit, vjedhjen më të madhe që u bëhet shqiptarëve në historinë e tyre. Ai foli se, porti i tij i Porto Romanos, do të jetë porti Korridori i VIII-të më i madh në rajon. Ky është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël dimensione se sa me portin aktual të Durrësit dhe është mbi 15 herë më i vogël se sa Porti i Selanikut. Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane është dhjetëra, dhjetëra herë më i vogël se sa Porti i Pireut. Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij”,vijoi Berisha.

Berisha kritikoi edhe deklaratat e Ramës për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Ai thekson se ndërsa lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet globalisht, nafta në Kosovë dhe Maqedoni është shumë më e lirë. Sipas tij kjo vjen për shkak të politikës fiskale dhe taksave të vendosura nga Rama.

“Çmimi i naftës ishte një trillim tjetër madhor që bëri sot ekspozenë e tij. Për të kuptuar se çfarë ndodh me naftën, gjithnjë keni parasysh çmimet e dy vendeve përreth, çmimin e naftës në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat janë të pakëtn 70% më të ulëta se sa në Shqipëri. Është e vërtetë që, lufta në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik rrit çmimin e naftës, por e vërteta është se kjo rritje, nga kjo rritje nuk përjashtohen Kosova dhe Maqedonia. Kështu që, faktori më kryesor i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri është vetë Edi Rama. Çdo litër naftë që ju blini, keni taksën ndër më të lartat në botë, 1.1 euro për litër dhe kjo është taksa Rama. Ndaj dhe, çmimin e naftës ju lutem konsiderojeni si çmimin Rama. Nuk mund të ketë ulje të naftës duke mbajtur këtë çmim dy herë më të lartë se sa Maqedonia dhe Kosova”, tha Berisha.

Për të gjitha këto Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që t’ i bashkohen protestës së opozitës më 22 mars.

“Ndaj dhe të bashkohemi për këto arsye t’i japim përgjigje përfundimtare në datë 22 mars që shqiptarët dhe bota të mësojnë se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë kryehajdut, me këtë individ, me këtë me këtë qeveritar që nuk ka standard, normë as moral!”



Ju sugjerojmë

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
Bota

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

17 Korrik, 2026 12:53 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
Bota

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

17 Korrik, 2026 12:07 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
Para
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Përmbytje nga reshjet e dendura në Kenia, 62 viktima dhe mijëra të zhvendosur

Përmbytje nga reshjet e dendura në Kenia, 62 viktima dhe mijëra të zhvendosur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Vjedhje në një shkollë në Lezhë, autorët marrin kompjuterat
















TE FUNDIT

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
17 Korrik, 2026

Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit...

Lexo më shumë

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
17 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim më aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend për promovuar dhe diskutuar ecurinë e...

Lexo më shumë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
17 Korrik, 2026

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër. Një gur...

Lexo më shumë

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
17 Korrik, 2026

Holanda përballet zyrtarisht me mungesë uji, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave, duke sinjalizuar në këtë mënyrë përkeqësimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}