Ndeshjet e futbollit në Shqipëri janë kthyer në skena të plota humori, por jo me pak dhimbje.
Pak kohë më parë në Skrapar, gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë, Skrapari-Orikumi, ku portieri i dytë i vendësve dhe njëkohësisht punëtor fushe u detyrua të hynte në lumë për të kapur topin, të shtunën ka qenë radha e një tjetër çudie
Rasti më i fundit është ai i minutës së 85-të në sfidën e së shtunës, Iliria-Besëlidhja (0:0), ku topi përfundoi në oborrin e një shtëpie aty pranë.
Mësohet se personi i ngarkuar me detyrën për raste të tilla, Qamil Sala, vrapon drejt gardhit rrethues të stadiumit, rreth tre metra i lartë, për të marrë topin që kishte përfunduar në oborrin e shtëpisë.
Në tentativë për të kapërcyer rrëthimin e jashtëm të stadiumit, punëtori ka rrëshkitur dhe ka mbetur aty i dëmtuar.
Menjëherë ka ndërhyrë mjeku i Ilirisë, Ali Balliu, që i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.
Punëtori Sala ka qëndruar aty derisa ka përfunduar takimi dhe më pas i është drejtuar qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës.
Aty ka bërë një ekzaminim të hollësishëm ku, siç mësohet, ka pësuar frakturë të rëndë në kaviljen e këmbës së majtë./ Marrë me shkrutime nga Panorama