Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë kanë jetuar në këto ditë shkurti, temperatura aspak normale për stinën, që kanë mbërritur në vlerat e më shumë se 20 gradë celcius.
Edhe meteorologët tregojnë se kjo nuk është një situatë e zakonshme, por një dukuri e shkaktuar nga një stuhi rëre afrikane, që po prek vendin tonë dhe Europën juglindore.
Meteorologët parashikojnë se kjo situatë do do të vazhdojë deri të mërkurën, ndërsa klumin e saj pritet ta ketë ditën e martë.
Të enjten priten ulje temperaturash dhe reshje.