Të gjithë mund të jenë të inatosur me ish të dashurin, apo ish-bashkëshortin pas ndarjes, por me siguri jo aq sa të hedhin në zjarr 250 mijë dollarë.
Megjithatë, Mariah Carey nuk e ka menduar dy herë, këngëtarja ka vendosur të djegë fustanin e nusërisë, të cilin e kishte blerë për dasmën e saj me ish të fejuarin James Packer.
Këngëtarja e famshme u fejua me miliarderin australian në janar të vitit 2016, por marrëdhënia e tyre mori fund në muajin shtator, pas një sherri, ndërsa ishin me pushime në Greqi. Media të ndryshme raportuan më herët se Mariah Carey dhe James Packer i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme të këngëtares.
Megjithatë, burime të tjera shkruan se nuk ishte kjo e vërteta, pasi ishte diva e muzikës ajo që e la miliarderin, sepse ky i fundit ishte “mendërisht i paqëndrueshëm dhe i dhunshëm”.
Carey ishte aq shumë e inatosur me Packer, saqë ndezi një zjarr të madh në verandën e saj dhe hodhi mbi të fustanin e nusërisë. Fotot e këtij momenti i ka publikuar “Daily Mail”, e cila thekson se fustani i nusërisë kushtonte plot 250 mijë dollarë.