Aktualitet

“Çmallje e nevojshme”, Rama flet për takimin me Thaçin: Është në top formë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 10/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin me ish-presidentin Hashim Thaçi në paraburgim e Hagës.

Rama tha se takimi i tyre ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçin e gjeti në formë shumë të mirë.

Ndër të tjera ai u shpreh se ish-presidentin i Kosovës ishte më i vendosur se kurrë më parë se kjo ishte rruga për të provuar pastërtinë e UÇK-së.

Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërçipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që të gjithë në jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane”,-tha Rama./Opinion.al

Pas