Sport

Club Brugge ‘ngrin’ Bernabeun, Reali ende pa fitore në Champions


               Publikuar në : 21:30 - 01/10/19 |
Al Do

Mbrëmja e sotme e Champions League është hapur me surpriza. Reali i Madridit dështoi të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion ndërkohë që Club Brugge për pak sa nuk arriti një fitore historike në Bernabeu.

Pjesa e parë ishte një katastrofë për madrilenët, të cilët u ndëshkuan dy herë nga Emmanuel Dennis.

Në pjesën e dytë Reali tregoi shenja reagimi por nuk shkoi më shumë se shënimi i dy golave për të marrë vetëm një pikë. Golin e parë për madrilenët e shënoi Ramos dhe më pas në minutën e 82’ Casemiro qetësoi tifozët duke i shpëtuar nga humbja. /Opinion.al

Pas